Deri në fund të korrikut do të dihet nëse do të kemi çmime të reja të energjisë elektrike duke filluar nga muaji gusht. Të tre kompanitë energjetike ELEM, MEPSO dhe EVN i kanë dorëzuar tek Komisioni rregullator të gjitha llogaritjet për shpenzimet e bëra. Tani pritet nga Komisioni rregullator për energjetikë që t’i shqyrtojë dhe të vendos se për sa do të ndryshojë çmimi i energjisë.

Jozyrtarisht njëra prej kompanive ka paraqitur shpenzime që dmth se kërkon rritje të çmimit.

Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) deri në fund të muajit duhet ta publikojë vendimin për çmimin e ri të energjisë elektrike.

Një pjesë e mediave raportojnë se Shoqata e Energjisë së Maqedonisë nuk ka koment në lidhje me vendimet e tilla./Shqipmedia