Nga një muaj arrest shtëpiak për dy edukatoret

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës T.G. për shkak të veprës penale, ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ nga neni 243 par.1 të KPRK-së dhe kundër të pandehurës SH.A., për shkak të veprës penale, Mos-raportimi i abuzimit të fëmijëve nga neni 247 par.3 të KPRK-së.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që të pandehurave T.G. dhe SH.A. ju ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak iu caktohet në bazë të nenit 183 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

SHPËRNDAJE