Sot nga ora 13:30 në stadiumin e Çairit në kuadër të xhiros së 12-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet derbi shqiptar ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës.  Shkëndija pas dy disfatave radhazi që pësoi në elitë, me këtë të fundit që e humbën pikërisht nga të përzgjedhurit e Visar Ganiut, do të orvatet të rikuperojë gjendjen e saj në këtë përballje për të vazhduar garën për titullin e kampionit. Nga ana tjetër futbollistët e Shkupit përveç fitores së fundit të shënuar ndaj kuqezinjve ata do të luajnë edhe pranë publikut të tyre që do të jetë plus një motivim shtesë. Ndërkohë në të njëjtin termin nga ora 13:30 do të zhvillohet edhe tre takime tjera në kuadër të xhiros së 12-të me Renovën që në Tetovë pret Rabotniçkin, Sileksi luan ndaj Bregallnicës dhe Pelisteri përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa nga ora 17:30 në “Filipi i Dytë” Vardari do të luaj ndaj Pobedës. /SHENJA/