Ka kohë që shprehjen Ridefinim, si sllogan i lëvizjes BESA, nuk e kemi dëgjuar. Kjo shprehje dikur ishte aduti kryesor i Lëvizjes BESA, dhe eksponentët e saj politik, parapëlqenin ta përdorin shpesh nëpër debate televizive, duke filluar nga Ridefinimi i Kushtetutes, Shtetit, ridefinimi i himnit, i Flamurit, i Parlamentit, etj.

Nga momenti i ndarjes në dy pjesë i Lëvizjes BESA, tani më kjo shprehje është zëvendësuar me shprehjen rikonstruim, që ka të bëjë me vrapin e krahëve të BESË-s ndaj rekonstruimit të qeverisë duke dashur të bëhen pjesë e shumices së re parlamentare dhe ti bashkangjiten koalicionit LSDM-BDI, ndoshta ky është edhe ridefinimi i vërtetë i Lëvizjeve të dy BESA-ve drejt Qeverisë./Fol/