Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për rivotimin të dielën në vendvotimin në Tearcë të Tetovës.

Partitë politike nuk kanë të drejtë për takime publike, si pjesë e fushatës, dhe Agjencia për Media u bën thirrje mediave që të respektojnë rregullat e heshtjes, transmeton TetovaSot.

Me anulimin e votimit në vendvotimin 2011 në komunën e Tearcës, KSZH thekson se janë bërë të gjitha përgatitjet për rivotim dhe se materiale zgjedhor është dorëzuar në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve.

KSHZ-ja vlerëson se numri i votuesve në këtë vendvotim, mund të ndryshojë numrin e deputetëve të VMRO – DPMNE dhe LSDM, gjegjësisht njëra të humb një mandat, e tjetra të fitojë një deputet në zonën e gjashtë zgjedhore./TetovaSot/