Aurela Gaçe është rikthyer në rrjetet sociale, pas lindjes së vajzës së saj të dytë Abigail Isabelle. Ajo komunikoi me ndjekësit që ditën e lindjes kur edhe zbuloi emrin e së bijës, por sot Aurela është zgjuar me një lutje të veçantë dhe plot falënderime që ka ndier të nevojshme të shprehë pas këtyre ditëve të mbushura me urime dhe gëzim.

Ditën kur ajo lindi vajzën, nisi edicioni i 18-të i Këngës Magjike dhe këngën fituese të një viti më parë të interpretuar nga Gaçe, e këndoi prezantuesja e festivalit Elia Zaharia me Ardit Gjebrean. Gaçe, edhe pse e lodhur nuk e ka humbur atë çast dhe ka falënderuar Elian dhe Arditin për emocionet e veçanta që mbyllën ditën aq të rëndësishme të Aurelës. Aurela është lutur ndërkaq për të gjithë prindërit që presin një fëmijë dhe për të gjitha familjet ku ka mbërritur një fëmijë këto ditë për t’u rritur pranë prindërve. “Nga t’ia nis me pare? Dua ta nis diten me nje lutje  per gjithe ato cifte qe presin te bekohen me nje femije. Lutem lutem me shpirt. ..Ate dite isha shume e lodhur, por di qe ndjeva nje emocion kaq te bukur kur pashe kete urim nga skena , kaq njerezor ky moment .Nuk ndodh perdite qe te hap nje Festival , te me duhet te jem ne skene e ne te njejten kohe te sjell ne jete nje jete. E per Abigail do te jete nje kujtim kaq i bukur. Faleminderit Elia & Ardit Gjebrea per kete dhurate kaq te ndjere. Dua t’ju falenderoj te gjitheve ju per nje lume urimesh, jam mahnitur nga gjithe dashuria juaj. Megjithese ne rrjetet sociale ne nuk njihemi personalisht, ju perseri me keni falur nga koha juaj me gjithe keto urime kaq dashamirese. Dua shume t’ju uroj me shpirt te keni bekime e shume shume dashuri ne familjet tuaja. Nese edhe ju keni pasur lindje femijesh keto dite , dua t’ju uroj qe te rriten prane prinderve. Faleminderit miqte e mi e familjare. Telefoni u ndez flake nga mesazhet e bukura. Kjo dashuri per mua vlen me shume se cdo dhurate” shkruan Aurela Gaçe.

Ajo ka falënderuar Zotin që ditën e parë të lindjes së vajzës ndërsa sot përmend edhe miqtë, familjarët dhe njerëzit e tjerë që i kanë dhënë dashuri për së largu, por nuk mund të linte pa përmendur edhe mjekët që e kanë ndjekur gjatë gjithë këtyre muajve deri në lindjen e vajzës.

“Nuk mund te mos falenderoj Profesor Doktor Nikita Manokun, i cili ka marre ne duar i pari te dy femijet e mi e profesoreshe doktoreshe Enriketa Kroi per gjithe kujdesin e treguar ne cdo ore gjate muajve aq sa te bukur, edhe te veshtire te shtateznise. Te dyve u jam shume mirenjohese per gjithcka. Gojembel e gjithmone te qete, packa rreziqeve qe mund te shfaqeshin gjate rruges. Me falet siguri deri ne fund. Jam sa paciente e lehte por aq edhe e veshtire …e lehte sepse zbatoj me perpikeri keshillat qe me japin mjeket, por e veshtire sepse mund te bej 10 mesazhe brenda 10sekondash  me pyetje nga me te ndryshmet (kam bindjen qe keshtu jane te gjitha mamat me mjeket e tyre). Jam edhe shume frikacake (packa se dukem gangstere) keshtu qe e imagjinoni vete c’mund t’u kem punuar me ankthet e mia per 9 muaj. Faleminderit ju & hygeahospital me stafin”, shkruan Aurela duke postuar foto me mjekët si dhe të vetes nga dhoma e maternitetit.

603e0746ec69ebde31c447d4c905dade

Tani presim të shohim vetëm Abigail Isabelle, por nëse Aurela vepron njëlloj si me Grace, do presim shumë.