Një sherr mes nxënësve në Gostivar ka përfunduar me tre persona të lënduar si pasojë e therjes me thikë. Dy prej tyre janë dërguar në Qendrën e Urgjencës Kirurgjikale në Shkup. Një nga të lënduarit është në gjendje stabile, ndërsa tjetri do të mbahet për kurim për shkak të gjakderdhjes.

Policia njofton për pistat e hetimit duke mos dhënë detaje për motivin dhe identifikimin e autorit. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur as gjurmë e as mjete dhune.

“Në orët e para të mëngjesit janë identifikuar 8 persona si të dyshuar për pjesëmarrje në incident. Pesë prej tyre janë nga Vrapçishti, tre të moshës së mitur dhe dy të rritur. Si dhe tre persona të moshës së mitur nga Çegrani”, u shpreh Marijan Josifovski, Zëdhënës i SPB-së, Tetovë. /albeu.com/