Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, aty ku raportohet se katër persona mbetën të plagosur.

Nga informacionet e para mësohet se një person ka goditur me thikë katër persona, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Paraprakisht flitet për një sherr të momentit për motive banale, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Shtetasi me inicialet G.SH., dyshohet si autori i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë postës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë.

Njoftimi

Më datë 06.04.2018 në Lagjen “Syrja Dylgjeri” shtetasi G.Sh në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit:

E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan.

Të katër shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit.