Që kur vijmë në jetë rrethohemi nga tingujt dhe ngjyrat. Një botë pa ngjyra do të ishte e varfër dhe shumë mbytëse. Ngjyrat përfaqësojnë shumë emocione dhe na diktojnë atë çfarë realisht jemi.

Zbuloni çfarë thonë ngjyrat për personalitetin tuaj, shkruan Living.

• Ngjyra e kuqe : Ekspozimi ndaj të kuqes përshpejton rrahjet e zemrës, rrit presionin arterial dhe nxit prodhimin e lartë të adrenalinës. Ata që preferojnë këtë ngjyrë janë optimstë, të vendosur, impulsivë, kurajozë dhe plot pasion.

• Ngjyra blu : Ngjyra blu përfaqëson qetësinë dhe ekuilibrin mendor. Nëse ju pëlqen kjo ngjyrë jeni të sjellshëm, të ndjeshëm dhe altruistë. Nuk bëni kurrë kompromisë me idealet tuaja dhe jeni shumë besnikë.

• Ngjyra bojëqielli : Bojëqielli na sjell në mend detin dhe qiellin e pafund. Personat që pëlqejnë këtë ngjyrë janë shumë të lidhur me natyrën. Jeni të paqtë dhe të qetë. I kushtoni shumë rëndësi marrëdhënieve shoqërore dhe familjare.

• Ngjyra jeshile : Në planin simbolik jeshilja përfaqëson njëkohësisht lindjen dhe rilindjen. Ata që duan këtë ngjyrë janë në përgjithësi njerëz të qetë,të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm. Keni shumë grintë çka ju ndihmon të jeni gjithmonë produktivë në punë. Vetëvlerësimi i lartë është një pikë shumë e fortë e juaja.

• Ngjyra vjollcë : Ngjyra vjollcë provokon gjithmonë një ndjesi mistike. Jeni inteligjentë, të përulur dhe të mençur. Keni një botë të pasur shpirtërore dhe njerëzore. Miqtë tuaj janë me fat që ju kanë pranë pasi jeni gjithmonë i gjindshëm për ta.

• Ngjyra e zezë : Ngjyra e zezë është ndoshta ngjyra më e përfolur e spektrit të ngjyrave. Personat që duan këta ngjyrë janë në përgjithësi rebelë, autoritarë dhe të nxituar. U besojnë gjithmonë instikteve dhe veprojnë sipas kokës së tyrë. Eleganca është emri juaj i dytë.

• Ngjyra e bardhë : Ngjyra e bardhë na sjell në mend parajsën, ëngjëj dhe burime mirësie që rrjedhin lumë. Nëse ju pëlqen kjo ngjyrë jeni shumë optimstë, të sjellshëm, por dhe naivë në të njëtën kohë. Keni shumë besim tek vetja dhe tek të tjerët. Ju pëlqen të krijoni dhe kërkoni gjithmonë estetikën e pastër në jetën tuaj.

• Ngjyra e verdhë : Çuditërisht e lidhim këtë ngjyrë me xhelozinë, por në të vërtetë ajo simbolizon ambicien. Kuptohet që jeni shumë ambiciozë, ekstrovers dhe të gjallë. Jeni shumë bujarë, por doni që t’ju falenderojnë sa herë bëni diçka për të tjerët.

• Ngjyra gri : Grija është nga ato ngjyra që lë vend për interpretime. Në përgjithësi askujt nuk i pëlqejnë ditët gri. Jeni shumë inteligjentë, por ngaqë jeni të turpshëm e keni të vështirë të shfaqeni.Natyra juaj solitare dhe introverse ju izolon nga pjesa e tjetër e botës. Ju pëlqejnë udhëtimet, leximi, muzika dhe ushqimi i mirë.