Prokuroria Publike ngriti aktakuzë kundër 11 personave, në mesin e të cilëve është edhe ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski.

Sipas aktakuzës, Jakimovski ka kryer disa vepra penale si keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe vepra penale ndërtim pa leje.

Një person akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare, shtatë persona akuzohen për punë të papërgjegjshme ndërsa dy të tjerë ngarkohen për ndërtime pa leje.

Në aktakuzë shkruhet se veprat janë kryer në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2017, kur ish-kryetari i Karposhit, si zyrtar disa herë e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet në procedurë për furnizime publike dhe në procedurë për legalizimin e objekteve.