Ngriteni kokën heronj! I treguat botës se ku është Tetova Kuq e Zi

Urim SALIHU
Ngriteni kokën heronj.Nuk ka vend për pesimizëm të thellë.U mundi dhe treti prania në atë tempull të madh dhe nuk ia dolët të merrnit frymë lehtë , të çliroheshit nga ai makth në San Siro që u harxhoi energjitë para kohe.Kjo është normale në futboll sepse kur nuk ia del të largohesh nga ai moment që të gllabëron, vjen çorientimi dhe kjo të mbyt në futboll.Por secila skuadër pa e tejkaluar këtë gjendje nuk rritet.Shkëndija humbi në fakt dhe kjo pritej, por mësoi presionin,praninë e të qenurit në një tempull të madh futbolli dhe aq më tepër kur kundërshtarë kishte një superskuadër që është ligji i botës në futboll, hiq vetëm vitet e fundit.Kush mund t’a ëndërronte këtë ditë dhe jo t’a besonte se Shkëndija do luante me Milanin e madh?!
Dallimi është në shumë gjëra.Ne jemi një vend i varfër dhe jemi rritur në tjera rrethana dhe nuk e kemi traditë më shumë futbollin se italianët që janë katër herë kampion bote, që kanë superskuadra .
Por n’a bëtë krenarë dhe ne këtë nuk e fshehim dot.Një ditë nuk do t’i arsyetojmë humbjet , por tani kjo për gjithë ne është një lavdi sepse ishit të parët që bëtë e gjithë bota t’a dijë se ku është Tetova përmes ngjyrave Kuq e Zi.

SHPËRNDAJE