Ndërmjetësi i OKB-së në mbledhjen e kontestit të emrit, Matthew Niemetz në takim me përfaqësuesit e Greqisë, Adamantios Vasilakis dhe të Maqedonisë, Vasko Naumovski është planifikuar më 20 dhe 21 nëntor në New York do të dalë me propozime konkrete për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Maqedoninë, njoftojnë mediat greke, përcjell Fol.

Athina pret që pas fitores së zgjedhjeve lokale të kryeministrit Zoran Zaev dhe stabilizimin e qeverisë, që Maqedonia të vazhdojë me aktivitetet e “vullnetit të mirë”, që do të tregonte se i është shmangur irredentizmit, si riemërtimi i aeroportit të Shkupit dhe heqjen e monumenteve të vendosura në kohën e Nikolla Gruevskit, njofton Radio Athina 9.84, Real.Gr dhe Iefimida.

Media greke raporton se zëvendëskryeministri Koço Angjushev dje në një fjalim në një debat në Institutin Johns Hopkins në Washington i kërkoi Shteteve të Bashkuara mbështetje në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. /Fol/