Me ftesë të homologut të tij, Ministrit Ivica Daçiq, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov nesër do të bëjë një vizitë pune në Republikën e Serbisë.

Sipas Ministrisë së Jashtme, kjo është vizita e parë e punës së Ministrit të Jashtëm jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë, si një shenjë e zhvillimit të mëtejshëm të dialogut miqësor dhe bashkëpunimit midis dy vendeve fqinje.

Në takim, ministrat pritet të shkëmbejnë mendime mbi situatën aktuale në marrëdhëniet e gjithanshme bilaterale dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks në thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në të njëjtën kohë, do të shkëmbehen mendime dhe përvoja në lidhje me ballafaqimin e pandemisë aktuale të të dyja vendeve, si dhe hapat e tyre të ardhshëm për të qetësuar masat kufizuese në regjimin e lëvizjes së ndërsjellë, brenda tendencave të përgjithshme të ngjashme në rajon dhe Evropë.