Deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Todorov i ftuar në emisionin Top Tema në Tv Telma, ndër të tjerash hoshi shumë akuza edhe për Liderin e LR PDSH Ziadin Sela ai më tej u shpreh:

“Një ndër faktorët kyç për formimin e Qeverisë së re është Ziadin Sela. Shtrohet pyetja si është mundur që Zoran Zaev të ulet në qeveri bashkë me Ziadin Selën i cili nuk e njeh atë si maqedonas, i cili para disa ditëve tha se nuk ekziston identiteti maqedonas, se maqedonasit janë komb artificial, dhe shqiptarët kanë ndihmuar në këtë periudhë për tu krijuar kombi maqedonas. Cila do të jetë ndjenja e Zaevit që të formojë qeveri me një njeri që nuk e njeh identitetin e tij? Është shumë e rrezikshme që Ziadin Sela të jetë pjesë e qeverisë përderisa ai nuk e njeh identitetin maqedonas”.