Zëvendëskryeministri i caktuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit, Ljupçe Nikollovski në brifing me gazetarët thotë se ka ndërmarrje publike në shtet që shërbejnë vetëm për punësime dhe për të shpenzuar para dhe se këto ndërmarrje duhet të shuhen.

“Ka ndërmarrje publike drejtorët e të cilave kanë paga më të larta se kryeministri, ne këtë do të hulumtojmë”, tha Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si shembull të ndërmarrjeve të tillë, Nikollovski i përmendi ‘Agro berza’ dhe ‘Ekonomia’.

Ndryshe, Nikollovski në përbërjen qeveritare është zëvendëskryeministër i caktuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit ndërsa pozita e tij shërben për t’i koordinuar institucionet të cilët merren me këto çështje.