Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski ka deklaruar se pas konsolidimit të organeve brenda partiake në LSDM, të dyja partitë duhet të ulen dhe të caktojnë datën e zgjedhjeve. “Situata politike është e papërmbajtshme dhe patjetër duhet shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Është çështje tjetër se sa do të zgjasin ato zgjedhje dhe sa do të zvarriten. Mendoj se duhet zhvillohet një bisedë në të cilën do të caktohet data për zgjedhje të parakohshme”, tha ai. Nikollovski theksoi se nëse nuk ka datë për zgjedhje, opozita do të dalë në rrugë.
“Nëse nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme, por përsëri dua të besoj se do të ketë, po themi nëse nuk ka, rruga mbetet ambienti natyror i opozitës. Kjo është diçka që po shihet edhe tek fqinjët dhe në të gjithë Evropën”, tha mes tjerash Nikollovski.