VMRO-DPMNE vlerëson se hyrja e Aleancës për Shqiptarët në koalicionin qeverisës është të sigurohet shumica prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMR-së deklaroi se të gjithë janë të vetëdijshëm se një shumicë të tillë nuk ka.

“Unë nuk e njoh këtë Arben Taravari, e njoh një tjetër. Më vjen keq që e shoh me këtë paraqitje.
Një nga tezat më qesharake është se ka hyrë në qeveri për të siguruar shumicën prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese.
Mendoj se dëshiron të hyjë në qeveri për shkak të matematikës.
Nëse matematika është byrek apo diçka tjetër, vetë duhet ta thotë.

Ndoshta është i shantazhuar, kësi biseda dëgjohen nëpër kuloare, por nuk dua të spekuloj”, tha Aleksandar Nikolovski