Me ndryshimet e reja ligjore vendosim rend në ankandin elektronik, më nuk do të mund të mbahet ankand me çmime joreale, ndërsa investuesit e vërtetë që planifikojnë investime serioze nga ankande të këtilla joreale të mos mund të marrin tokë, thotë në intervistën për MIA-n, Lupço Niklollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Siç shpjegon në shpalljet për ndarje të mbi tre hektarë tokë bujqësore, nuk do të ketë më aplikues joseriozë, të cilët në ankande elektronike ofronin shuma të mëdha, por pastaj lidheshin kontrata për shkak se nuk kishin kurrfarë detyrimi dhe i parandalonin investimet serioze.

“Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për tokë bujqësore vendosim kufizim që të mos lejojë askush të kryejë ankand elektronik siç do t’i teket, e pastaj të mos ketë kurrfarë detyrimi. I detyrojmë nëse ofrohet çfarëdo shume, të lidhet marrëveshje, që të mos qëndrojë toka me muajdhe vite, shteti të ketë të drejtë të kompensimit të dëmit në vlerë prej qirasë njëvjeçare që e kanë ofruar. Në këtë mënyrë do t’i mënjanojmë aplikuesit joseriozë, të cilët për shkak të bllokimit të investimeve të njerëzve të cilët me vërtetë duan të investojnë bëjnë ankand të këtillë elektronik”, tha Nikollovski.

Për risinë do të ketë fushatë që të kihet parasysh për shpalljen e ardhshme, me të cilën do të jenë në dispozicion 15.000 hektarë tokë ndërtimore.

Me ndryshimet ligjore, mundësohet gjatë ankandit elektronik për tokë bujqësore prej mbi tre hektarë nëse i rendituri i parë nuk e lidh marrëveshjen këtë të mund ta bëjë i renditur i dytë.

Do të mundësohet që në tokën bujqësore të ndërtohen objekte për promovim të produkteve bujqësore gjegjësisht objekte hotelierike dhe objekte për rekreim sportiv.

Në këtë drejtim, theksoi ministri dikasterial, janë edhe ndryshimet e Ligjit për verë ku janë lehtësuar kriteret për personat fizikë prodhues të verës dhe për dyqanet e verës të vogla dhe të mesme.

Në pjesën e garancive bankare vendoset mundësi alternative për qiramarrësit gjegjësisht në vend të garancisë bankare për kryerje me kohë dhe me cilësi të marrëveshjes, të sigurohet llogari depozitare në buxhetin e shtetit.

Ndryshimet ligjore parashikojnë që të rinjtë deri në moshën 40 vjeçare të lirohen nga pagesa e qirasë tre vite nga lidhja dhe hyrja në fuqi e marrëveshjes