Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic në intervistë për televizioni nacional grek ERT thotë se nuk ka propozim të ri për emrin që do ta shpaloste në takimin e caktuar më 17 janar në Nju Jork. Në këtë takim ai ka thënë se do të del me propozim-ide për të cilat vetëm se është diskutuar në të kaluarën. Ekziston moment pozitiv në Shkup thotë Nimic, duke shtuar se Qeveria e re në Shkup është shumë e interesuar që ta zgjidh çështje ne emrit, ndërsa gatishmëri vëren edhe tek pala greke.

“Mendoj se edhe Qeveria greke gjithashtu ka vërejtur që kjo është një mundësi e mirë dhe një hap i mirë për politikën e jashtme greke në rajon, të gjindet zgjidhje për këtë çështje shumëvjeçare. Nga këto arsye ekziston një momentum pozitiv mes dy vendeve. Mendoj se qytetarët e dy shteteve ndoshta janë të gatshme të dëgjojnë solucione të caktuara, që janë në interesa të tyre të përbashkët kombëtar, por gjithashtu edhe se ka një kompromis të caktuar që ajo të zgjidhet”

Nimic nuk ka dashur të hyjë në detaje rreth propozimeve të cilat kanë qarkulluar kohëve të fundit në opinion dhe për ato të cilat do të negociohen. Por, ai tha se në takimin e radhës do të mer elemente nga ajo që ka vlerësuar si pozitive tek të dyja palët. Ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit, optimizëm sheh edhe tek vetë negociatorët e Shkupit dhe Athinës.

“Ajo që do të mundohem ta bëj është të marr elemente që kam dëgjuar nga të dyja palët. Nuk kam dhënë ide viteve të fundit, por ishte adekuate duke patur parasysh atë që ndodhte. Por, tani mendoj se kemi negociatorë të mirë. Ambasadori Vasilakis është me përvojë dhe njohës i mirë i problemit. Por edhe Naumovski është diplomat ndërkombëtar, si edhe kolegu i tij, kështu që do të provojmë disa ide”

Nimic gjithashtu shtoi se në rajon ekziston shqetësim rreth çështjeve të caktuara, siç janë emigrantët, terrorizmi ose jo-stabiliteti, të cilat nën udhëheqje të bashkësisë ndërkombëtare këto çështje do të zgjidhen.