Ky është pallati i parë që u shemb Bashkia e Tiranës në zonën e Kombinatit i dëmtuar rëndë nga tërmeti i një viti më parë. Punimet i ndoqi edhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj, Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në këtë zonë janë gjithsej 23 pallate që do të shkatërrohen ndërsa për 9 prej tyre kanë përfunduar të gjitha procedurat edhe me strehimin. Të gjithë banorët që kanë mbetur të pastrehë janë trajtuar me bonus qiraje të cilin do ta përfitojnë deri në marrjen e shtëpisë së re. Rama u shpjegoi banorëve se në ndërtesat e reja do të jetë kompensimi do të jetë njëlloj si për shtëpitë ashtu edhe për bizneset.

Një tjetër shqetësim janë familjet me shumë kurorë. Në zonën e Kombinatit është projektuar ngritja e një prej lagjeve kryesore për të strehuar të prekurit e tërmetit.