Ka nisur samiti jashtëzakonshëm i NATO-s i thirrur për të diskutuar situatën e sigurisë në Ukrainë.Bëhet fjalë për një mbledhje të jashtëzakonshme, në kohën kur Rusia po sulmon të gjithë territorin e Ukrainës, me ushtrinë që ka përparuar drejt Kievit.
Takimi po drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.Asambleja po i vazhdon punimet me dyer të mbyllura për publikun dhe mediat.