Në Pallatin Vahdettin të Stambollit ka nisur takimi mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Presidenca turke të enjten pati thënë se në takimin mes krerëve do të diskutohet për çështje të ndryshme.

“Erdogan dhe Kurti do të shqyrtojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve Turqi-Kosovë dhe hapat e mundshëm që do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh”, thuhej në deklaratën e Presidencës.

Përveç marrëdhënieve dypalëshe, gjatë takimeve ka të ngjarë të shkëmbehen edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, në lidhje me Ballkanin në veçanti, është thënë më tutje.

Pas darkës pritet të ketë konferencë për media.