Sot, deputetët me 110 vota “për” votuan për shpërndarjen e Kuvendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor dhe tashmë kanë nisur afatet kohore për organizimin e zgjedhjeve, i cili kalon në duart e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KSHZ-ja thotë se janë gati për të zhvilluar zgjedhjet.

” Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, afatet kohore të parashikuara nga Kodi Zgjedhor shkurtohen për pesë ditë, përveç fushatës zgjedhore, e cila domosdoshmërisht duhet të zgjasë 20 ditë. Tek ne nuk ka “a mundemi apo duam” ne kemi duhet ta përfundojmë të gjithë punën para nesh”, theksoi Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Nga sot pas vendimit për mbatjen e zgjedhjeve, partitë politike që marrin pjesë në procesin zgjedhor duhet të nënshkruajnë kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

ja edhe afatet:

  • 18 tetor  (nesër) – МPB nëpërmjet hard diskut i dorrëzon të dhënat e qytetarëve të kërkuara nga KSHZ
  • Deri me  20 tetor  KSHZ duhet të dorëzoj kërkesë deri te Ministria  e shoqërisë informative   për dorrëzimin e të dhënave  të të punësuarve në  administratë si dhe në administratën shtetërore dhe
  • 27 tetor – KSHZ  e vendos në shikim publik listën zgjedhore. Shikimi publik zgjat 1 5 ditë dmth deri me 15 nëntor
  • 11 nëntor  – KSHZ i bën publike përshkrimin  e zonave zgjedhore
  • 18 nëntor  – KSHZ duhet të bëj publike listat me kandidatët për deputet në shtypin ditor
  • 21 nëntor  – Fillon fushata zgjedhore dhe përfundon me 9 dhjetor në ora
  • 22 nëntor  – KSHZ ua dorëzon listën zgjedhore partive politike, ndërsa  ato në afat prej pesë ditëve  deri me 27 nëntor duhet të dorëzojnë kërkesa për  plotësim ose fshirje të të dhënave
  • 27 nëntor – KSHZ nënshkruan  listën zgjedhore
  • 11 dhjetor – Zgjedhjet e parakohëshme Parlamentare.