Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë filluar në kufirin me Bjellorusinë, tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak për Reuters përmes një mesazhi me tekst të hënën.
Më herët zyra e presidentit ukrainas tha se qëllimi i Ukrainës për bisedimet ishte një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e forcave ruse nga Ukraina.
Bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Bjellorusi filluan pak para orës 13:00 me orën ukrainase (06:00 ET).
Delegacioni i Ukrainës përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Vendi kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse” përpara takimit./