Nga nesër fillojnë koordinimet mes partive të shumicës së re parlamentare për zgjedhje të kryetarit të parlamentit, shkruan Zhurnal, përcjell FOL.

Nga LSDM theksojnë se vendimi për formimin e qeverisë është nga fundi, ndërkohë që partitë tjera që dhanë nënshkrimet tek Zaevi për marrjen e mandatit nuk kanë komentuar akoma programin qeverisës të LSDM.

Megjithatë theksojnë se është mirë që bisedimet të vazhdojnë pasiqë Zaev të merr mandatin për formimin e qeverisë.

Ndërkohë, ndër emrat që përmendet për kryeparlamentar është deputeti i BDI-së, Talat Xhaferri, por në lojë janë edhe emra të tjerë.