Sot në mëngjes rreth orës 7:10 minuta nga ana e një të punësuari në Ndihmën e parë mjekësore të Tetovës, në policinë e Tetovës është paraqitur se në kompleksin Lovec në qytet pas dyqanit “Zhito polog” është gjetur trupi i një mashkulli të panjohur pa shenja jete.

Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josofovski, ekipi i policisë menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë inspektimit në të cilin ka marrë pjesë edhe prokurori publik është konfirmuar se bëhet fjalë për një banor 58 vjeçar të Novosellës, komuna e Bogovinjës.

Në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik ai i është dorëzuar familjes për varrim, ndërsa rasti do të merret si vdekje e natyrshme.