Pas disa largimeve nga BDI anë e mban vendit, tash së fundmi vjen edhe largimi i radhës nga BDI e Kërçovës. Ish deputetja Vjollca Mehmeti-Nuredini përfundimisht do të tërhiqet nga politika dhe nga partia e saj BDI, raporton agjencioni i lajmeve Zhurnal.

Sipas agjencionit Zhurnal mësohet që deputetja në fjalë pas largimit nga politika do të angazhohet si notere. Ky lajm është edhe absurd i llojit të vet sepse deputetja përpara se të angazhohej në politikë ka qenë profesoreshë e biologjisë në shkollën e mesme të Kërçovës dhe se kurë paska kryer shkollën e drejtësisë ngelet të shihet ditëve në vijim. Nga burime pranë BDI-së na njoftojnë se largimi i saj më shumë vjen si pasojë e mosfunksionimit të degës së BDI në Kërçovë, nga vullneti në bazë që duket se Vjollca nuk parashihet në asnjë kombinim për të qenë sërish kandidate për deputete dhe nga frika e dështimit të mundshëm në rast të rikandidimit, duke marrë parasysh realitetin e ri në Kërçovë, përfshirë këtu edhe forcimin e opozitës jasht parlamentare me theks të veçantë të LRPDSH-së që ka ndërtuar struktura stabile në Kërçovë, të udhëhequra nga Remzi Mehmedi, i cili njëherit është bashkëvendas i deputetes në fjalë!/FOL.MK