Një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti në Komunën e Prishtinës.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme.

Policia nuk ka bërë të ditur për gjendjen e tij shëndetësore