Magjistri Bekim Kadriu ka dhënë dorëheqje nga kryesia Qëndrore e Lëvizjes Besa. Njoftimin për largim e ka kumtuar vetë Kadriu nëpërmes rjetit social duke u shprehur i zhgënjyer nga ngjarjet e fundit.

Kadriu nëpërmes “Facebook”, mes tjerash ka falënderuar aktivistët e Lëvizjes, e njëkohësisht u ka kërkuar falje atyre për mos mbajtjen e premtimeve.

Statusi i plotë:

“Të nderuar miq, shokë dhe familjarë, ndjej obligim moral t’ju informoj se nga sot jap dorëheqje si anëtar i Kryesisë Qëndrore të Lëvizjes Besa dhe tërhiqem nga çdo obligim dhe aktivitet tjetër që ka të bëjë me këtë organizatë politike.Sinqerisht jam shumë i zhgënjyer me ngjarjet e fundit të cilat janë duke ndodhur. Falenderoj të gjithë ata aktivistë që më përkrahën e më besuan dhe njëherit u kërkoj falje për mospasjen e mundësisë të realizoj premtimet e dhëna.Me respekt”, ka shkruar Kadriu.