Ngjarja po zhvillohet në teritorin e drejtuar nga Maharaxha Sauai Singha nga pallati i njohur Haua Mahal, graja në lokalin Raxha asnjëherë nuk ka mundur të durojë vjehrën e saj, urrejtja ka arritur në atë majë sa që nusja duhej të mendonte ndonjë gjë që të shpëtonte nga ajo, e kështu shkon tek daja i saj i cili është marrë me drogë që t’i jep pak dhe në këtë mënyrë do e helmonte atë, kështu e ka nisur kolumnën e tij të fundit profesori universitar Mersel Bilalli.

Ai i ka dhënë një qese të cilën është dashur t’i vendos në ushqim që do e pregadisë kështu që për gjashtë muaj do shpëtojë nga hallet. Por e ka këshilluar që të jetë e kujdesshme ajo gjithë kohës duhet të jetë e sjellshme me vjehrën pasiqë nëse do kuptohet do fluturojnë koka. Kështu ajo secilën ditë i ka bërë ushqime me shije që kanë nisur t’i pëlqejnë vjehrës.

Ndërkohë që sa më shumë shoqëroheshin raporti i tyre bëhej gjithnjë më i mirë e madje u bënë shumë të ngushta sa që nusen filloi ta trajtojë si vajza e saj e ajo si nënë. E me këtë nusja duhej të kuptonte që të mendojë ndonjë gjë që të ndalojë vdekjen, kështu duke qarë shkon tek daja i saj duke e lutur deri në Zot nëse ka ndonjë mënyrë që të ndalojë vdekjen, ndërsa ai i thotë Mos u merakos ajo ishte thjeshtë shije për ushqimet e jo helm për të mbytur atë”, ka thënë kështu daja i saj.

Përalla më shumë ngjason mes problemit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë e cila ka kulmuar me shumë urrejtje nga të dyja palët, madje edhe brenda vendit dhe dëshirës që të helmohen rivalët politik, e ne shpesh jemi helmuar nga paragjykimet politike dhe bëhemi të sëmurë, pasiqë jemi sëmurë na kanë vendosur në mjegulla që të luftojmë me mendje dhe tru ndërsa masa për këtë nuk kemi, gjithë kohës i sulmojmë zemrat tona që të marim kontrollë ndaj trurit, ka shkruar mes tjerave në kolumnën e tij profesori Bilalli.