Një person i paraburgosur në burgun e Shuto Orizares gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën nga sulmi në zemër.

Pas autopsisë trupit të tij i është bërë autopsia dhe ka rezultuar pozitiv me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ai s’ka pasur simptoma, as temperaturë, po në autopsi ka rezultuar pozitiv në virusin dhe tani po bëhen anketim epidemiologjike me të gjithë personat që kanë qenë në kotankt me atë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Gjithashtu të infektuar nga coronavirusi ka edhe në Shtëpinë për Persona të Moshuar, te një person i pranuar më 18 mars. Pacienti është pranuar në Spitalin e Manastirit, dhe pas rezultimin pozitiv, janë marrë mostra edhe nga të afërmit e tij.