Një imam dhe një famullitar janë dy personazhet e pazakonta të një reklame nga distributori shquar online Amazon në përpjekje për të promovuar harmoninë ndërfetare.

Reklama e lançuar në prag të festave të fundvitit shfaq dy klerikë teksa shkëmbejnë batuta me njëri tjetrin për dhimbjet që ndjejnë në trupin e tyre dhe më pas shkëmbejnë dhurata me njëri tjetrin.

Kleriku katolik është Rev Gary Bradley, një famullitar i Kishës “Little Venice” në Londrën perendimore i cili sakrifikoi mbase një karrierë të suksesshme në aktrim për tju përkushtuar fesë.

Roli i Imamit përfaqësohet nga Zubeir Hassam, drejtor i Shkollës Islamike Oadby në Leiçester dhe shquhet për kontributin e tij në promovimin e harmonisë ndërfetare.

Për realizimin e reklamës, regjizorët morën leje përkatëse nga Kisha e Anglisë dhe Komuniteti Musliman Britanik. Që të dy institucionet e larta të klereve fetare kishin shprehur angazhimin e tyre dhe dëshirën reciproke për ndërtimin e kësaj reklame. 

n