Më herët, shefi i Instagram-it, Adam Moseri, është shprehur se do të nxjerrin “Instagram Kids”, një aplikacion për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç.

Pas kritikave dhe reagimeve të shumta nga përdoruesit dhe ligjvënësit, Facebook ka njoftuar se do ndalojë planet për një version të aplikacionit të tij Instagram për fëmijët, shkruan BM.

Wall Street Journal kohët e fundit raportoi se hulumtimi i vetë Facebook zbuloi se Instagram mund të jetë i dëmshëm për vajzat adoleshente, me një në tre vajza që thanë se Instagram i bëri ato të ndihen keq për trupin e tyre dhe shumë përdorues raportuan një rritje të ankthit dhe depresionit, transmeton lajmi.net.

Më herët, shefi i Instagram-it, Adam Moseri, është shprehur se do të nxjerrin “Instagram Kids”, një aplikacion për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç. “Ndërsa ne besojmë se krijimi i ‘Instagram Kids’ është gjëja e duhur për të bërë, Instagram dhe kompania e tij mëmë Facebook do të rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, Instagram do të vazhdojë të përqendrohet në sigurinë e adoleshentëve dhe zgjerimin e funksioneve të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët”, tha Moseri.