Një javë pas marshit pro-palestinez, në Prishtinë do të mbahet marshi pro-izraelit

Ka mbi dhjetë ditë, që Jerusalemi nuk po gjen qetësi.

Pas sulmit që policia izraelite ia bëri besimtarëvë në xhaminë Al – Aksa, izraelitët e palestinezët, filluan edhe sulmet me raketa ndaj njeri-tjetrit.

E si pasojë e kësaj, numri i të vrarëve ka arritur afër 200, ndërsa 52 prej tyre janë fëmijë palestinezë.

Në përkrahje të Palestinës, të premten, dhjetra kosovarë marshuan në Prishtinë.

E këtë të premte do të marshohet në përkrahje të Izraelit.

Organizatori Arlind Imeri, ka treguar për qëllimet e këtij marshi.

Imeri që vet jeton në Zvicër, thotë se për këtë marsh, do të vijë në Kosovë.

Ndërsa kjo ngjarje pritet të mbahet në ditën e premte në ora 14:00, kur besimtarët myslimanë përfundojnë namazin e xhumasë.

Por, sipas Imerit, kjo nuk paraqet provokim.

Ndërkohë nga gjithë ky konflikt, Izraeli ka raportuar 10 të vrarë, dy prej tyre fëmijë.

Në anën e Izraelit, të dielën janë rreshtuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nga LDK të dielën, kanë bërë thirrje të bëhët çmos që ky konflikt të ndalet.

Ndërkohë, përvec viktimave, edhe mbi 1 mijë persona të tjerë janë lënduar në këtë konflikt.