Një kamion është rrokullisur në afërsi të Strazhës, në rrugën drejt Gostivarit. Momentalisht nuk ka infromacione nëse ka të lënduar se si është gjendja shëndetësore e shoferit.

Gjatë aksidentit kanë ndaluar disa shoferë të tjerë për ndihmë. Ngjarja është paraqitur në polici, ndërsa ekipet po bëjnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa arsyet për rrokullisjen e automjetit mbeten të panjohura.