Një tetovar duke u prezantuar si inspektor policor dhe duke premtuar lirimin e një të burgosuri në korrik të këtij vitit ka mashtruar një kumanovar për 20.000 euro.

Siç njoftoi MPB-ja, personi N.B (68) nga fshati Otël të Kumanovës, në Stacion Policor në Gazi Babë dje në orën 13:50 ka denoncuar se gjatë muajit korrik të këtij vitit nga ana e personit N.M nga Tetova është mashtruar për një shumë prej 20.000 euro.

Denoncuesi së bashku me vajzën e tij T.B dhe shoqen e saj janë takuar në një restorant në fshatin Saraj me të denoncuarin N.M. Ai u është prezantuar si inspektor policor për drogë dhe armë në SPB Tetovë.

Edhe pse T.B i ka treguar se vëllai i saj B.B është në burg , i akuzuari u ka thënë se ka miq në burg dhe në gjykatë dhe se mund t’i shkyçin kamerat që ata ta vizitojnë. Pas disa ditëve u kanë takuar në lagjen Gjorçe Petrov dhe N.M gjoja i është lajmëruar avokatit që ta pyes sa para nevojiten që ta lirojnë B.B nga burgu. Denoncuesi N.B për lirimin e personit B.B nga burgu i ka dhënë 20.000 euro N.M.

Kur N.B në muajin shtator të këtij viti ka shkuar për vizitë te djali në burg dhe e ka pyetur nëse ka ardhur avokati, i njëjti ka sqaruar se deri tani nuk ka pasur vizitë nga askush në burg. pas çfarë T.B dhe N.B disa herë kanë tentuar ta marrin në telefon N.M, por i njëjti nuk është përgjigjur. Kur ai i ka kërkuar në telefon u ka kërkuar ende para, me ç’rast kanë kuptuar se janë mashtruar për një shumë prej 20.000 eurosh.