Intelektualë dhe studiues të njohur shqiptar duket se po i shpërfillin aktualitetet politike duke dhënë hera-herës komente mbi platformat dhe subjektet politike, pasi zhgënjimi politik i partive politike ka bërë që shumëkush nga intelektualët të distancohen nga çdo formë e bërjes së politikës. Edhe pse jemi në fushatë parazgjedhore, rëndësi çon mendimi i Intelektualit të dëshmuar Selver Jashari, mbi figurën intelektuale të Remzi Mehmedit, aktualisht kandidat për deputet nga “Aleanca për Shqiptarët”. Selver Jashari nuk ngurron të shkruajë me admirim mbi figurën e tij, duke treguar se kjo figurë duhet mbështetur si opcion politik për prezantim adekuat nga gjeneratat e reja.

Po e integrojmë në mënyrë origjinale mendimin e Selver Jasharit mbi Remzi Mehmedin:

Miku im i çmuar Remzi Mehmedi, për arsye personale, nuk mund të mbështes asnjë parti apo koalicion politik, por mbështes plotësisht individ të edukuar kombëtarisht, e që sot garojnë në parti apo koalicione të ndryshme politike.

Padyshim, Ju i dashur mik Remzi, por edhe shumë të tjerë që sot garoni duke i mbrojtur bindjet tjuaja politike, meritoni mbështetjen maksimale të shqiptarëve në Maqedoni.

Miku im, gjatë rrugëtimit tuaj politik, ballafaqohu me të keqen gjithmonë kryelartë, pa dallim nga vjen dhe kush e sjell atë, sepse vetëm kështu mund të ndihmosh këtë popullin tonë të përbuzur e të nëpërkëmbur.

Në këtë rrugë do ta kesh publikisht përkrahjen time…. Për fund, duke të dëshiruar suksese në rrugëtimin tënd politik, më lejo të uroj shëndet dhe mbarësi në të ardhmen. Të fala, Selver Jashari

15328331_1836312179986445_1065900288_n