sheval
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Shkruan: Sheval Memishi
 
 dashur shqiptarë e sidomos ju  nderuar bashkëatdhetarë  ktheheni  vendlindje. 
Me ardhjen e kohës  pushimeve, zakonisht dhe tradicionalisht bëhen edhe shumë dasma, 
martesa, fejesa dhe ceremoni tjera gëzimi nëpër familjet shqiptare. 
Ju  përmalluar bashkëatdhetarë dhe ju  tjerë shqiptarë, katundarë e qytetarë, të fushës apo 
malësisë, ju lutem që para se  filloni përgaditjet tuaja përfundimtare për “gëzimet” tuaja  
shumëpritura familjare, t’i keni parasysh disa gjëra?! 
Automjeteve tuaja “grahuni” sa  shpejtë  është mundur, pa rreshtur ditë e natë,   mund 
 “lehtësoni” vetveten dhe eventualisht të sakatoni ndonjë tjetër individ  vetëurën tuaj apo 
edhe jashtë saj. Pjesëtarët tjerë  komunikacion, mos i rfillni e mos i “bëni hesap” fare. Bile 
mos e leni pa e shkelur ndonjë macë, ndonjë qen, ndonjë lopë, e pse jo edhe ndonjë kalë, sepse 
në gjë e tillë ndodh qw tw ju sjell “fat”?!  
Veturën tuaj vazhdimishtë mbajeni nxehur dhe  kondicion, për t’ua zënë rrugën  tjerve, për 
t’i tejkaluar ata dhe pa përjashtim me burri fishkëlleni sa  mundeni edhe  ora 00:00, edhe  
ora 1, 2, 3, pas mesnate dhe mos harroni  nga një herë edhe t’i fishkëlleni edhe rrotat dhe  
tymosni rrugët ku ju kaloni që t’u njihen gjurmët tuaja të “shtrenjta”. 
Nëpër dasma, mos kurseni asgjë. Sa  tepër harxhime, sa  tepër gjëra ekstravagante, sa  
tepër “vese”  reja, për  qenë  sigurt  mos t’ua kaloj askush tjetër. Me një palë muzika 
assesi mos mbeteni. Mundësisht një javë resht t’i ndërroni këngëtarët si për  shtëpi, ashtu edhe 
për  restorante. Gjithmonë kërkoni   shtrenjtët. Ato këngëtare  gjatë vitit i gjen nëpër 
lokalet me muzikë dhe bixhoz, pa përjashtuar Kallashin e Kosovës. Mbulojeni me lekë ate, sepse 
ajo do bëhet “gëzimi”  i madh i juaji dhe familjes tuaj duke u shkundur e tundur me tupana, 
prandaj duhet t’i merrni edhe zurlet dhe tupanat dhe  mos e kurseni veten fare, sepse veprimet e 
saja do ju dehin fare! 
 momentet  emocionuese nuk do harroni   shkrepni edhe me armë dhe me shumë 
rafale. Këtë zanat madje duhet t’ua mësoni edhe fëmijve tuaj adoleshëntë për ta përvetësuar si 
Baba-zanat, ndërsa nusja dhe dhëndri  paku duhet  zbrazin nga një karikator.  
Nëse ndodh   plagosni ose  sakatoni ndonjë dasmor apo kalimtar rasti, mos u brengosni 
fare, sepse kjo “rastësi” , do t’i jepte namin “gëzimit” tuaj familjar. 
Kur  merrni nusen, kolonat e automjeteve bëni sa   gjata, dhe pa i bërë 4-5 orë shëtitje 
nëpër çdo rrugë apo rrugicë  katundit apo qytetit, mos e sjellni nusen  shtëpinë e dhëndrit 
sepse kështu ja largoni  ligat shtëpisë tuaj?! Me këtë “paradë” martesore, jo vetëm   tjerve 
do ua “shkurtoni” ditën, mundësisht duke ua zënë rrugët, por edhe do i detyroni ata   mos 
dalin fare nëpër rrugë, sepse e gjithë hapësira e lagjes, katundit apo qytetit, këtë ditë ju takon 
Edhe nëse ndodh   ketë ndonjë rast urgjent i ndonjë  sëmuri, plaku apo fëmije, ju mos u 
brengosni fare, por vazhdoni me “gëzimin” tuaj  veçantë. Lozni, kërceni, këndoni, shfrenohuni 
dhe sidomos mos i ndalni gjuajtjet me armë midis njerzive, sepse këtë “gëzim” familjar duhet t’a 
ndani me turmën e mysafirve  hipnotizuar! 
Pasi  keni bërë  gjitha këto veprime dhe pasi  këni përfunduar  gjitha ceremonitë e 
“gëzimit” tuaj familjar, mos pushoni fare, por menjëherë filloni  mendoni për vitin e ardhshëm. 
Menjëherë filloni përgaditjet edhe   mëdhaj për “gëzimin” e rradhës, për ta bërë atë edhe  
“madhështor” edhe  “spektakolar”, pavarësisht kostos materiale afatshkurte, pavarësisht 
krediteve  papaguara dhe sidomos pa llogaritur fare “koston” familjare dhe ate shoqërore dhe 
kombëtare afatgjate!