Disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar ligjin kundër konsumimit të duhanit në vetura në prezencë të fëmijëve.

Policia në shtetet si Arkansas, Kalifornia, Utah, Virginia, etj. do t’i gjobitë prindërit me një mijë euro nëse kapen duke pirë cigare me fëmijët në veturë.

Gjoba për herë të parë dhe të dytë është një mijë dollarë, ndërsa nëse ndodh hera e tretë atëherë gjoba shkon deri në 10 mijë dollarë.

Ky legjislacion tashmë pritet të kalojë edhe në Shtëpinë e Bardhë.