Një nënë me fëmijën e saj rrëshqitën dhe ranë në lum, shpëtohen nga disa të rinj

Para pak çastesh, një nënë me fëmijën e saj, ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Vardar, tek pjesa në afërsi të Muzeut, shkruan Alsat.

Nëna dhe fëmija, u shpëtuan nga disa të rinj të cilët u hodhën në lum, dhe arritën t’i nxjerrin ata, ndërkohë që karroca mbeti në lum.

Bëhet e ditur se edhe nëna edhe fëmija janë mirë dhe nuk raportohet për ndonjë lëndim të rëndë./ Alsat.mk