Burak Yoruk është një nga aktorët më të kërkuar në Turqi.

Ai ka luajtur në disa seriale të njohura televizive, të cilat janë transmetuar edhe në Kosovë e Shqipëri.
Por, janë të paktë ata që e dinë se ylli i telenovelave është me origjinë shqiptare. Për prejardhjen e tij, ai flet shumë shpesh. Madje, në një intervistë kishte thënë edhe disa fjalë shqip.

E se është krenar për prejardhjen e tij, ai e ka dëshmuar edhe me një veprim që ka bërë së fundi.

Në një episod të serialit ku po luan aktualisht “Ask Mantik Intikam”, Burak ka vendosur një zingjir me shqiponjë.

Ndryshe, para disa ditësh, ai postoi edhe një video nga një dasmë, ku shihet edhe flamuri shqiptar.