Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës pas një ore pritet që të mbajë mbledhjen e Qeverisë.

Kjo u bë e ditur nga vet zyra e kryeministrit Kurti.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 10:00, në ndërtesën e Qeverisë.

E kjo thirrje për të mbajtur mbledhjen e radhës nga ana e Qeverisë Kurti po bëhet një orë para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

Seanca është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00.