Një përditësim i ri ka mbërritur në lojën e famshme Pokemon Go, por mos prisni ndryshime madhore.

Në uebfaqen e lojës do të gjeni më shumë detaje, ndërsa versioni 0.47.1 në Android dhe 1.17.0 në iOS riparon një animacion gjatë kapjes së pokemonëve dhe disa rregullime të vogla të tekstit.

E ardhmja ka rezervuar përditësime të shumta të këtij lloji. Ndërsa e ardhmja e lojës pritet të pasohet nga Pokemon Sun and Moon ku më shumë krijesa pritet ti bashkohen katalogut. Suksesi i lojës ishte i paparashikueshëm duke habitur vetëm drejtuesit e Niantic.

Të ardhurat e gjeneruara besohet të kenë kaluar shifrën e 600 milion dollarëve.