Një person humbi jetën në Vratnicë të Tetovës si pasojë e daljes së katërçikletës nga rruga, transmeton Portalb.mk.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftoi se mbrëmë në ora 21:45, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Belovishtë-Vratnicë, në Vratnicë të Tetovës, katerçikleta pa shenja regjistrimi e drejtuar nga personi N.S. (58) nga Vratnica ka dalë nga rruga.

“Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij”, njoftoi Fatmir Rexhepi nga SPB Tetovë.

Prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Tetovë kanë kryer inspektim të vendit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Ndryshe, fshati Vratnicë gjendet në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë e cila lidh vendin me Kosovën.