Prokuroria Themelore Publike Kavadar deri tek gjykata e Kavadarit ka ngritur propozim për dhënien e gjobës kundër një personi për shkak se ka kryer vepër penale, mosrespektim të udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë sipas nenës 206 neni 1 nga Kodi Penal.

“I akuzuari me vetëdije nuk ka vepruar sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilën merren masa për përhapjen e pandemisë dhe sëmundjes së rrezikshme infektive-coronavirus COVID-19. I njëjti ka hyr në vend më 16 mars në orën 23:15, duke u kthyer nga Gjermania si vend me rrezik të mesëm e konfirmuar nga OBSH. Ai pastaj ka refuzuar që të nënshkruajë deklaratë për vetizolim dhe të marrë urdhër me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë. Më 17 mars në orën 13:00, kur policia e Kavadarit ka bërë kontroll në shtëpinë e tij në fshatin Debrishte, Rosoman, i akuzuari nuk ka qenë në shtëpi dhe se përmes telefonit ka thënë se po shkarkonte rroba në Strumicë”, thuhet në deklaratë.

Prokurori publik në përputhje me procedurën penale, i propozoi gjykatës që të akuzuarit të jep gjobë në shumë prej 50 gjobave ditore, gjegjësisht prej 1.000 euro.