Për të gjithë ata që kanë frikë të hanë darkë vetëm pasi miqtë e tyre janë të zënë, apo kushdo që ndihet pak i vetmuar dhe dëshiron të bëjë miq teksa konsumon një ushqim të mirë u vjen në ndihmë një restorant në Finlandë.
Restoranti ri, “Take in” në Helsinki mirëpret të gjithë që kanë porositur në 20 zinxhirë kompanish ushqimore nëpërmjet Wolt, kompania e dërgimit të ushqimit që operon në Finlandë, Suedi dhe Estoni.
Porosit në aplikacion darkën, shkon në restorant ku të ta dërgojnë dhe pret porosinë. Teksa restoranti nuk ka kuzhinë, ka një bar për pije teksa prisni.
Në këtë mënyrë nuk do të prisni të shtrirë në divan duke parë televizor, por për ata që hanë darkën vetëm do të jenë bashkë në restorantin për personat e vetmuar.
“Ne duam të jemi një dhomë ndënjeje e qytetit”, thotë drejtori i Wolt Finland për Monocle.