Tradita e vjetër e samurajve një goditje me shpatë një i vrarë vazhdon ende në Japoni, pavarësisht se luftëtarët legjendarë nuk janë më. Megjithatë, këtë herë armiku ishte një mal me borë dhe akull, ndërsa arma e përdorur një shkop i thjeshtë.

Kjo nuk zbeh aspak faktin që këtij pasardhësi të denjë të samurajve në qytetin Gifu, i mjaftoi një goditje me shkop për të rrëzuar një sasi kolosale akulli dhe bore nga catia e shtëpisë së tij. Vec demonstrimit të artit të vjetër, gjithashtu një këshillë praktike për të kursyer kohë në pastrimin e shtëpisë nga bora.

Megjithatë, për të qenë plotësisht i ndershëm, i riu japonez tregoi se kishte bërë dy goditje praktike para asaj vendimtare, dicka që nuk ndikoi aspak tek numri i madh i komenteve dhe shikimeve të videos në mediat sociale.