Një tërmet me fuqi prej 4.8 magnitudë ka goditur sot pjesën perëndimore të Turqisë, ka njoftuar qendra sizmologjike e këtij vendi.

Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë 90 kilometra në verilindje të Izmirit, kurse deri më tani nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar apo janë shkaktuar dëme materiale.

Kujtojmë që të dielën një tërmet më i fuqishëm prej 5.7 magnitudë ka goditur përgjatë vijës kufitare Turqi-Iran, ku kanë humbur jetën të paktën 9 persona dhe janë lënduar 100 tjerë.

Pamje të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale, shfaqin dëmet e shkaktuar nga ky tërmet i fuqishëm që goditi dje përgjatë vijës kufitare Turqi-Iran.