Një vaksinë kundër gripërave të zakonshëm?

Një shkencëtar ka regjistruar patentën për vaksinimin kundër gripit të zakonshëm, i cili për momentin luftohet vetëm me regjim shtrati dhe shumë lëngje.

Rudolf Valenta, një ekspert i alergjive në universitetin mjekësor të Vjenës, është autori i kërkimeve për rhinovirus, mikrobi përgjegjës për hundët dhe kollën. Gripi i zakonshëm konsiderohet i vështirë për tu trajtuar, dhe për tu mbrojtur prej tij pasi ekziston në forma të ndryshme.

Profesor Valenta ka thënë për gazetën austriake “Krone: se sistemi imunitar tenton të godasë qëndrën e virusit, dhe kjo nuk është mënyra më efektive për të luftuar sëmundjen.

Ndërkohë që është më mirë të përqëndrohesh në guaskën e virusit, i cili lehtëson infeksionin duke e goditur në mukozën e gojës, fytit, rrugëve të kalimit të hundës dhe stomak thotë ai.

Valenta dhe skuadra e tij kanë krijuar një vaksinë që nxit trupin të njohë dhe zhvillojë mbrojtjen kundër pjesës së jashtme të rhinoviruseve, pasi është e ngjashme në tipe të ndryshme virusesh.

“Ne vizatojmë në tabelë proteina që nuk ekzistojnë në natyrë. Pjesë të guackës së virusit i bashkangjiten kësaj proteine”, ka thënë më tej Valenta për gazetën.

Gripi merret me anë të frymëmarjes apo kontakteve të tjera me pikat e infektuara duke u përhapur përmes kollës dhe tështimës. Megjithatë duhen pritur dhjetë vite për vaksinën që të krijohet, thotë gjermania Die Welt.

Megjithatë shkencëtarë të tjerë janë disi skeptik për këtë vaksinë. Jonathan Ball, profesor i virologjisë molekulare në universitetin e Nottingham thotë për The Independent se shkencëtarët mund të kenë bërë diçka, por deri në plotësimin e patentës “është një rrugë e gjatë deri në aprovimin e vaksinës”.

“Rhinoviruset njihen për ndryshueshmërinë dhe aftësinë të ndryshojnë për ti shpëtuar imunitetit tonë dhe për të shkaktuar infeksione gjatë jetës. Ka më shumë se 100 lloje të tilla dhe të gjesh vaksinën për t’u mbrojtur nga të gjitha është disi e ndërlikuar”, thotë Ball.