Askush nuk po e merr përgjegjësinë për dështimin e organeve të drejtësisë për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë.
Kanë kaluar tri ditë që kur Pjetër Nrecaj vrau me breshëri kallashnikovi ish gruan e tij, Valbona Marku Nrecajn dhe vajzën e tyre nëntë vjeçare, në Brekoc të Gjakovës.

Vrasja e tyre po konsiderohet dështim i organeve të drejtësisë, të cilat nuk arritën të parandalojnë një akt të tillë, ndonëse këtë e kishte paralajmëruar Valbona e ndjerë vetëm 5 orë para vrasjes.

Të kontaktuar nga Frontal, Policia e Kosovës në qendër nuk e kanë marr përgjegjësinë për tu përgjigjur, duke e hedhur atë tek Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Inspektorati policor në anën tjetër ka konfirmuar se ka filluar hetimet për policet përgjegjës për ketë ngjarje, ndonëse nuk ka treguar se kush janë ata.

Këta të fundit, nuk pranojnë të flasin për atë se kush gaboi në rastin e vrasjes së dyfishtë, duke thënë se i qëndrojnë prapa deklaratave qe i ka dhënë dje kryeprokurori Ali Selimaj.

Ai të mërkurën tha se Policia e Gjakovës përveç që e kishte kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe përmes telefonit, nuk ka ndërmarre ndonjë aksion tjetër për shkak se Valbona nuk kishte kërkuar mbrojtje.